Nga Andi Begaj
Kupa “Pepa”, nuk është e vetme për këto skuadra. Vogëlushit e Vlores kanë fituar edhe dyhere kampionatin ballkanik ne Greqi dhe në vitin 2018 kanë zënë vendin e trete ne Itali.
Federata Shqiptare e Futbollit me rastin e Ditës së Verës,, organizoi në Elbasan në datën 13 mars 2019, në ambientet e kompleksit sportiv Pepa, kampionatin e të rinjëve, tre grup moshat: U-9, U-11 dhe U-13.
Në këtë aktivitet morën pjesë pesë skuadra: 1- Fc Elbasani, 2- Fc Pepa, 3-Terbuni, 4-Tea Ko,
5-Akademia Junior Vlore.
Akademia Junior Vlorë u përfaqësua me tre grup mosha: U-9, U-11, U-13 dhe falë përgatitjes së lartë profesionale dhe edukatës së lartë sportive në përfundim u rendit në vendin e pare.
U-9 kishte këta sportiste : Brian Xhindi, Amos Malaj, Daniel Kuçiaj, Henri Doko, Flavio Kuçuku, Rajan Begaj, Brendon Meçaj dhe arriti këto rezultate: fitoi 2-0 me Fc Elbasan dhe doli ne finale me FC Pepa ndeshje që e fitoi me rezultatin 3 me 0
Në bazë të rezultateve Akademia Junior Vlore, zuri vendin e parë dhe mori kupën e aktivitetit.
Rezultate të mira kjo skuadër ka edhe në kampionat, nga 8 ndeshje të zhvilluara ka fituar 7 dhe ka vetëm një humbje duke u renditur ne vendin e dyte me 21 pike.
U -11 u perfaqesua nga keta futbolliste : Bjorni Hoxhaj, Igli Budo, Frenci Kapaj, Merjon Isufaj,
Kleo Allushaj, Dion Allushaj, Xhoel Mezani, Stiven Begaj, Orgest Hoxhai dhe i fitoi të dy ndeshjet: me Tea Ko 2-0, me Tërbunin 4-0
Në bazë të rezultateve të arritura Akademia Junior Vlorë doli në vendin e parë dhe fitoi kupen.
Në kampionat U-11 është në vendin e parë, me tete ndeshje te zhvilluara dhe te fituara, me 24 pike.
U-13 perfaqesohej nga keta futbolliste : Flavio Ademi,Thoma Doko, Rigel Avduli, Dejvi Shameti, Kleo Abazi, Erike Velaj,Sindrit Imami, Alesio Shima, Brajan Brahimaj, Salian Pashaj, Enkie Ademi, Enea Meçaj, Daniel Abazaj, Aliesio Habilaj, Daniel Habilaj, Martin Goxhaj, Ervis Hajderaj, Arlind Xhelaj, Rinald Karalliu, Mateo Metushaj.
U-13 bëri një ndeshje në grup me Fc Elbasanin dhe e fitoi 2-0 dhe në finale doli me Tea Ko. Koha e rregullt dhe shtesa përfundoi në barazim 0-0. Mbas gjuatjes së penalltive fitoi Akademia Junore Vlorë - Tea Ko 5-3 dhe fitoi kupën e aktivitetit.
Vlen për tu përmendur se Akademia Junior Vlorë nuk pësoi asnjë gol në grupe, kjo falë përgatitjes së lartë sportive, prandaj fitoi edhe tre kupa për tre grup moshat: U-9, U-11 dhe U-13.
Për këto rezultate premtuese të Akademia Junior Vlore, duhet përmendur me vlerësime të larta dhe respekt tranjeri i talentuar Besi Shabani dhe zëvendësat e tij: Nazmi Telushi, Roland Meçaj dhe Albano Ameti.
Në këtë aktivitet na nderuan me pjesmarrjen shumë tranjerë të futbollit shqiptar, një ndër ta ishte Gentian Mezani.
Kupa “Pepa” nuk është e vetme për këto skuadra. Vogëlushit e Vlores kanë fituar edhe dy here kampionatin ballkanik ne Greqi dhe në vitin 2018 kanë zënë vendin e trete ne Itali.
Arritjet e vogëlushve të Vlorës në saje të përkushtimit dhe pasionit të trjanerit Besi Shabani dy vjet rresht kampionë të Ballkanit me ndeshje të zhvilluara në Greqi, vendin e tretë në Itali dhe vendin e pare ne turneun Pepa përbën një ngjarje me rëndësi jo vetëm për qytetin e Vlorës por më gjerë.
Këto rezultate duhet të terheqin vëmendjen e autoriteteve shteterore në Vlorë dhe të Federatës së Futbollit, pasi dihet e përsëritet se rezultatet në futboll shihen njihen e fillojnë të vezullojnë që në këtë moshë, ndryshe në futboll nuk do të kemi rezultatet e dëshëruara.
Po kështu Ministria e Arsimit duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës për të ndihmuar, përkrahur dhe stimuluar trajnerin dhe këta femijë që nderuan Vlorën dhe gjithë Shqiperinë.