I vetmi moment kur C.Panucci u shfaq i qetë dhe i sigurt gjatë konferencës për shtyp ditën e diele ishte kur u pyet mbi dualizimin Berisha-Strakosha, kush do të jetë portier titullarë?. Për ti dhënë fund kësaj dileme ka menduar vetë italiani i cili në mënyrë të pa kuptimtë ka vendosur të bëjë shembull portierin e Lazios duke mos e grumbulluar për dy sfidat e para kundër Turqisë dhe Andorës, ndeshje të vlefshme për kualifikueset e “Euro2020”.
Shkak për këtë përjashtim të Strakoshës u bë pamundësia e këtij të fundit për të qenë në orar në grumbullimin e Kombëtares. Strakosha ishte i angazhuar me Lazion në sfidën kundër Parmës, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Strakosha është nisur drejtë Tiranës por trafiku nuk ia lejonte të zbarkonte në kohë, në orën 19:00. Strakosha telefonoi menjëherë trajnerin e Kombëtares duke i kërkuar ndjesë dhe duke i shpjeguar se e kishte humbur avionin.
Panucci i mbeti besnik rregullit të tij duke mos grumbulluar Strakoshën për këto dy takime, vendin e tij e mori Gentjan Selmani, portieri i Laçit. Në këtë mënyrë vendin e titullarit pritet ta marrë Etrit Berisha i cili për ironi të fatit në sfidat e fundit me Atalantën ka përfunduar në stol.