Roman Abramoviç po mendon të shesë Çelsin. I interesuar për të blerë klubin nga Londra është njeriu më i pasur i Anglisë, Sër Xhim Ratklif. Që prej 2003, kur erdhi në krye Abramoviç, Çelsi është bërë një nga klubet më të fuqishm e në botë, por tashmë interesi i manjatit rus ka rënë.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, Ratklif po nguron për çmimin, pasi Abramoviç kërkon 3 miliardë euro. Pasuria e Ratklif vlerësohet deri në 25 miliardë euro, por ai nuk kërkon të investojë kaq shumë, aq më pak në një kohë kur blutë e Londrës po kalojnë një periudhë jo të mirë.