Policia ka publikuar masat për të siguruar mbarëvajtjen normale të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Turqisë mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Forca të shumta policore do të bllokojnë lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në rrugët përreth stadiumit.
Do të kryen gjithashtu kontrolle të rrepta në hyrje të stadiumit teksa nuk do te lejohet futja e sendeve metalike apo mjeteve piroteknike.
Tifozët, sot duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi, ndërkohë që uniformat blu u bëjnë thirrje të hyjnë në stadium disa orë përpara nisjes së ndeshjes për të shmangur radhët dhe rrëmujat e mundshme.