Ka qenë shumë i tensionuar fundi i ndeshjes mes Tiranës dhe Laçit, ku bardheblubve u ka ikur fitorja në minutën e 99-të pas golit të Xhixhës.
Stafi i Tiranës ka hyrë në fushë e ka protesuar te gjyqtari Kridens Meta, ndërsa më pas tensioni është transportuar dhe në korridoret e “Selman Stërmasit”, ku sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngoo, ka shkëmbyer grushte e të shara me lojtarë të Laçit.
Sherri është amplifikuar dhe me përfshirjen e lojtarëve të tjerë të Tiranës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.
Fundi i ndeshjes ka pasur shumë tension, pasi në minutën e 94-ët Najdenov u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në të 96-ën u godit në kokë me një shishe që fluturoi nga tribuna, anësori Bregasi, që ra në tokë për pak çaste.