Kukësi ka njoftuar pak çaste më parë rikthimin e Ernest Gjokës në stolin e skuadrës verilindore. Trajneri që e shpalli Kukësin kampion për herë të parë dhe të vetme në histori, do të zëvendësojë në këtë detyrë Ramadan Ndreun, i cili u shkarkua menjëherë pas humbjes së sotme me Kastriotin. Ja dhe njoftimi i klubit verilindor.
“Ernest Gjoka rikthehet në pankinën e Kukesit në vend te Ramazan Ndreut , i larguar sot pas humbjes me Kastriotin. Gjoka ka dalë Kamipon me Kukësin për herë të parë dhe njeh mirë ekipin dhe klubin e Kukësit. Objektiva te Klubit dhe të trajnerit të ri mbeten loja e fortë dhe mos heqja dorë nga titulli Kampion derisa e lejon matematika dhe fitimi Kupës së Shqipërisë”.