Chris Smalling thotë se superstari i Barcelonës, Lionel Messi, e ka pranuar se përplasja me të, që e la argjentinasin me të përgjakur në fushë, ishte "një aksident". Sipas lojtarit të Manchester United, nuk kishte asnjë lloj keqdashje nga ana e tij në atë ndërhyrje, por gjithçka ishte pasojë e gjërave që ndodhin në nxehtësinë e veprimeve konkurruese të lojës.
Smalling i tha BBC Sport: "Unë fola me Messin pas mbarimit të ndeshjes. Patëm një bisedë të shkurtër dhe shtrënguam duart. Ai e dinte se ishte një aksident, asgjë me qëllim nga ana ime. Luis Suarez erdhi tek unë, edhe pas ndeshjes. Patëm një grindje të mirë, më tundi edhe dorën, për më pas më tha: Fat të mirë!
Është mirë që, pas asaj beteje në fushë, të ruhet respekti për njëri-tjetrin. Në fund të fundit, të gjithë futbollistët përpiqen të japin më të mirën e tyre në lojë".