Skandal në Kavajë, është ndërprerë sfida mes Besës dhe Bylisit e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë së Parë.
Ballshiotët ishin duke udhëhequr me golin e Beji në pjesën e parë, ndërkohë në minutën e 75-të, vendasit kanë mbetur me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Danaj.
Në këto momente tifozët e Besës të irrituar nga vendimi i gjyqtarit, kanë shpërthyer duke lëshuar një mori sendesh të forta ndaj gjyqtarëve. Situata në këto moment del nga kontrolli, teksa është dashur ndërhyrja e forcave të rendit.