Të gjithë shpresonin se Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të ngrinin përballjen në lartësinë e një titulli botëror.
Pavarësisht pritshmërive kjo ishte tipike një ndeshje taktike, e në pjesën më të madhe të saj e mërzitshme, duke zhgënjyer pritshmëritë e 78 mijë tifozëve në “Principality Stadium” të Kardifit, e me shumë gjasa edhe miliona spektatorët anembanë globit.
Joshua fitoi me një vendim unanim të gjyqtarëve, megjithatë kjo sfidë nuk pati shkëlqimin e menduar dhe nuk justifikoi çmimin e lartë të biletave.
Britaniku ishte shumicën e kohës në pozicion sulmues ndaj rivalit të tij nga Zelanda e Re i cili iu shmang me stil sulmeve të vazhdueshme, duke evituar “knock out”-in, që kampioni i trefishtë kishte marrë gjithmonë në 20 ndeshjet e kaluara.
Parker kishte vënë në diskutim brezin e tij “WBO”, por ndeshja e 25 në sunduesit e boksit konfirmoi limitet e tij, një luftëtar i qëndrueshëm, por me mungesë goditjesh spektakolare.
Në fund të sfidës së Kardifit, 3 arbitrat u dhanë 8 deri në 10 pikë secilit, ku fitues u shpall gjiganti britanik. Joshua me të majtën e tij fatale ja doli të shtonte në “palmaresin” e artë të tij edhe brezin e katërt.