Kanë përfunduar dy sfidat e para të Superligës shqiptare të futbollit të cilat kanë sjellë një barazim në sfidën Kastrioti-Partizani dhe humbjen e Skënderbeut në Laç.
Edhe pse morri vetëm një pikë në Krujë , kreu mbetet i palëkundur për Partizanin.
Golat u shënuan nga Mensah për “demat e kuq” dhe Shehu për krutanët.
Ndërsa në sfidën tjetër Skënderbeu largohet gjithnjë e më shumë garës për një vend në Europë duke humbur në Laç me rezultatin 1-0 me gol të Shtubinës.
Me këtë fitore Laçi parakaloi në renditje Skënderbeun duke shkuar në vendin e katër me 44 pikë një më shumë se “ujqërit e dëborës”.