Gega: Rivali është vetëm vetja jonë

Premte, 26 Prill 2019 14:13

10 pikë diferencë me vendin e dytë janë shumë në këtë pikë të sezonit, por askush në shtëpinë e kuqe nuk ka ndërmend të festojë për sa kohë matematika nuk ia lejon. Askush nuk ka bërë më mirë se të kuqtë këtë sezon, por as kjo ecuri nuk e zhbalancon trajnerin Gega, nuk e ka bërë kurrë diçka të tillë dhe nuk ka ndërmend as ta bëjë përpara sfidës kundër Laçit. Që në momentin kur Partizani nisi të udhëheq kampionatin gjithnjë është diskutuar për titull, presioni ka qenë gjithnjë prezent, fakt të cilin e pranon dhe Gega:

Si e shikoni ju këtë përballje me Starovën?

“Partizani nuk është vetëm i Gegës dhe Starovës, në kohë të caktuara mund të jemi në fronte të ndryshme. Komentet e mia kanë qenë të pakta, përveç mbështetjes. E rëndësishme është që është futboll, edhe karshi vëllait do të doja të fitoja. S’ka asnjë problem kush është te Laçi, thjesht ndeshja e rradhës.”

Është trajneri i fundit që ka nxjerr kampion Partizanin…

“S’ka të bëjë trajneri, jemi 2 klube të ndryshme. Jam me fat që jam këtu, kanë qenë ditët më të mira të karrierës sime. Nuk ka përballje personash, thjesht janë 2 ekipet. Do të shikohen diferencat, jo rastësisht jemi këtu.”

Ndikon presioni i titullit te ekipi?

“Është e vërtetë, momentin e parë që dolëm të parët, që nga ajo ditë deri sot, jemi pyetur për titullin. Jemi munduar të jemi me këmbë në tokë. Besoj se te çdo futbollist ka një ëndërr të brendshme. Do të marrim atë që kërkojmë dhe nuk kam frikë te ta, janë stërvitur njësoj. Do t’i shikojmë gjërat me rradhë. Është ndeshje e vështirë, do t’i marrim masat. Kemi tifozat që janë frymarrje për ne dhe mendoj se do të jetë numër i madh nesër sepse po shkojmë drejt fundit”

I frikësohet Gega aleancat?

“Nuk kam asnjë argument, asnjë provë që janë bërë. Siç besoj për veten, besoj edhe për të tjerët. Nuk do të merremi me këto gjëra”

Si e shikoni skuadrën?

“Futbolli nuk ka shumë sekrete, ka interpretim. Këta lojtarë janë stërvitur edhe me Starovën, tani i stërvis unë.”

Do ta pranonit barazimin?

“Nëse vjen do ta pranojmë. Jam i kënaqur me maksimumin, nëse loja e tregon, jam i kënaqur.”

Ky do të jetë Partizani deri në fund?

“Gojët e liga nuk do të mbyllen as me Gegën as me ikjen e Gegës. Puna dhe rezultatet do ta tregojnë se kush është në rrugën e duhur. Paragjykimet do të ngelen mbrapa shumë shpejt. Do të shikojmë nesër, Laçi është ndeshja kryesore për ne. “

Është një nga ndeshjet më delikate deri në fund për shkak të mungesave?

“Është e vërtetë që kemi mungesi, çdo javë kemi pasur. Për fat të mirë ata që kanë zëvendësuar kanë dhënë maksimumin. Të gjithë kanë ndenjur në gadishmëri, edhe nesër i kemi lojtarët”

Kalari do të jetë, nisur edhe nga prezenca e Kalarit në konferencë?

“Ishte radha e Kalarit, është “veteran” sepse është i ri nga këmbët dhe zemra. Ndihet i ri, por nuk kemi vendosur. Kalari luan në çdo vend. Ka eksperiencë dhe e ka të lehtë të modifikohet. 1 orë përpara ndeshjes do ta vendosim”

Nuk përmendet më Kukësi…

“Mbase rivalët kanë ndryshuar drejtim. Ne i kemi respektuar sa herë përmenden. Vazhdojnë të jenë ekip i mirë, i fortë. Nuk duam të lëmë asnjë rival të afrohet. Rivali është vetëm vetja jonë”

Gjici tha se Partizani nuk është as për vend të katërt…

“Nuk më intereson. Është president i një klubi që ka pasur një 5 vjeçar të mirë, unë jam në futboll, ai është biznesmen, është e drejta e tij. Vjet ka dalë Kukësi kampion dhe nuk e di kush i marrë gjynahet e Partizanit. S’kam parë asnjëherë Gaz Demin të flas për ndonjë klub, por i ka mbështet. Këtu funksionojnë të gjitha levat. Kurse klubet e tjera kanë perceptimet e tjera karshi klubit, karshi meje, sulmuesve tanë, mesfushorëve tanë, me syrin që ata e shohin. Është momenti mos të kthehemi mbrapsht dhe të bëjmë rivalitet në konferenca. Fusha e ka treguar fusha do ta tregojë. ”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...