Ish-presidenti i Milanit dhe numri një aktualisht te Monza, Silvio Berluskoni, ka folur për ish-klubin e tij, për mikrofonat e “Telombardia”, për situatën aktuale të ekipit dhe lojën që bën Gatuzo.
Milan në Champions? “Shpresojmë që po. Do ta ndjekim në ndeshjen e fundit dhe zemra do të rrahë fortë”.
Gatuzo? “Unë do të bëja diçka që kam bërë gjithmonë, të jem pranë lojtarëve dhe t’i karikoja para ndeshjes. Unë do të luaja me formën që Milani arriti të më bëjë presidentin e klubit që ka fituar më shumë në historinë e tij. Do të luaja me dy pyka para dhe një mesfushor pas tyre, i cili do të ishte Suso. Ai është lojtari me më shumë cilësi i Milanit, i cili driblon 1,2, 3 kundërshtarë dhe kroson në zonë. Kur ai luan afër zonës së rreptësisë prodhon më shumë për skuadrën”.
Merkato e Leonardos? “Janë harxhuar 400 milionë euro në periudhën mes pronarëve kinezë dhe aktualëve, por vlera e Milanit nuk është ajo në fushë”.
Alegri te Monza? “Nuk duhet të përjashtojmë asgjë, por kjo nuk varet nga unë. E komplimentojë Alegrin për suksesin e tij të madh ete Juventusi”.
/PANORAMASPORT.AL/