Shuhet në moshën 70-vjeçare, Niki Lauda. Austrikau, tre herë kampion botëror i Formula 1, ishte një nga emrat më të mëdhenj të motorsport.
Ai iu nënshtrua transplantit të mushkërive në muajin gusht, ndërsa dha dje frymën e fundit.
Legjendari austriak, një nga figurat më të njohura në gara motorike, mori titullin për Ferrarin në 1975 dhe 1977 dhe McLaren në 1984. Përveç se titujve kampion, ai do të mbahet mend për kthimin në gara pasi u dogj keq në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë në 1976.
Lauda, pësoi djegie të shkallës së tretë në kokë dhe fytyrë që e lanë të dëmtuar për gjithe jetën.
Ai ishte gjithashtu një pilot dhe një biznesmen i suksesshëm, i cili krijoi dy linja ajrore.