Edi Reja është basti i radhës i Armand Dukës, një trajner ekspert i cili menjëherë mori nën kontroll përfaqësuesen ku me shumë dashuri e qetësi i rikthehu Kombëtares atë që C.Panucci e zhduku me autoritetin e tij, harmoninë brenda ekipit. Tekniku italian në një intervistë për “Corriere dello Sport”, kthehet pas në kohë duke treguar arsyet pse pranoi festës e Dukës por dhe të Edi Ramës, i cili me sa duket ka pasur një ndikim të madh në këtë vendim të italianit:

Edi Reja

Si ju bindi Shqipëria? Presidenti Duka më telefonoi dhe më pyeti për plane duke më thënë se isha i nevojshëm nëse do të isha i lirë. Biseduam për këtë, dhe pashë ndeshjen me Turqinë. Unë shkova rastësisht, më duhej të shkruaja disa raporte në lidhje me futbollistët që po ndiqeshin nga Napoli dhe Atalanta. Më telefonoi gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama. E takova atë në hotelin tim pranë “Ponte Milvio”-s, ai erdhi për të parë Lacion, është tifoz i madh i Juventusit. Më kishte thirrur që të më bindte.

Çfarë të kërkuan? Të bëja mirë, të provojmë kualifikimin për në Euro2020. Përjashto Francën, mendoj se mund të jemi konkurrues më të gjithë, përfshi këtu edhe Turqinë. Do të provojmë gjithçka, respekt për të gjithë, frikë askënd. Kam folur me lojtarët janë të vetëdijshëm. Më duket se ka hormoni. Kur zbresin në fushë janë krenar. E ndjejnë Kombëtaren që përfaqësojnë, disa herë janë aq shumë të karikuar sa duket sikur do dalin nga binarët, edhe në stërvitje.

 
=Reja Islanda

Çfarë i ka premtuar Reja tifozëve dhe shqiptarëve? Impenjim total, shpirt sakrifice dhe shumë vuajtje. Besoj shumë te grupi. Ka cilësi, nëse arrijmë të nxjerrim 100% besoj se do të marrim kënaqësi. Europa është një ëndërr, por nëse dëshirojmë që ëndrrat të bëhen realitet duhet të besojmë, vetëm një gjë e pengon të realizohet, frika, nuk duhet të kemi dyshime.

A po më ndihmon Tare? Po, sigurisht. Ma ka ndihmuar shumë, kemi folur për lojtarët, kemi lëvizur nëpër europë për ti parë, Igli ka më shumë njohuri, i mora parasysh vlerësimet e tij. Më duhet ta falënderoj, më ka dhënë një dorë që të vija te Shqipëria, ka thënë fjalë të mira për mua në Federatë dhe te Edi Rama. Vetëm një peng kam nga Lazio. U largova në vitin 2012 pasi kisha bërë një punë të mirë duke ia shtruar tavolinën Petkovic.