Aksident fatal, futbollisti i njohur ndërron jetë në moshë të re

Saturday, 01 June 2019 13:39

Ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare ish sulmuesi i Arsenalit, Real Madridit dhe disa skuadrave tjera evropiane, Jose Antonio Reyes.

Reyes u shua këtë të shtunë pas një aksidenti me makinë në qytezën e lindjes Utrera në Sevija. Shkaqet e incidentit të ndodhur në dalje të Utrera-s mbeten ende të panjohur dhe hetimet pritet të hedhin më shumë dritë rreth asaj çka ka ndodhur.

35-vjeçari luante së fundmi në radhët e Extremadura, skuadër që militon në Segunda Divizion.

I cilësuar nga “AS”, si një lojtar mitik i futbollit spanjoll, ai ka luajtur në klube si Sevilla, Real Madrid, Atlético, Espanyol dhe Córdoba. Përveç kësaj, ai ka veshur fanellën e Arsenalit për tre sezone dhe Benfica-s. Ai gjithashtu shkoi në Kinë, ku luajti te Xinjiang Tianshan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...