“Froni” i gjashtë për Liverpool, triumf në Champions League pas 14 vitesh

Saturday, 01 June 2019 23:04

Liverpool është skuadra e re kampione e Europës, pasi mundi 2-0 Tottenham në finalen e Madridit. “Të Kuqtë” shënuan në minutën e 2-të dhe të 87, duke administruar thuajse gjatë gjithë lojës rezultatin, për të siguruar kështu trofeun më të rëndësishëm europian pas 14 vitesh. Një mbrëmje magjike për skuadrën e Jurgen Klopp, që mori në këtë mënyrë një farë shpagimi për humbjen e vitit të kaluar kundër Real Madrid.

Kjo është hera e gjashtë për Liverpool që ngjitet në fronin e kontinentit, pasi më parë ka triumfuar në këtë kompeticion në sezonet 1976–77, 1977–78, 1980–81, 1983–84 dhe 2004–05.

Tottenham, në finalen e parë të Champions League në histori, nuk u tregua asnjëherë në lartësinë e situatës dhe u detyrua të kënaqej me medaljen e vendit të dytë.

Pjesa e parë nuk ishte më e bukura në një finale, por përsëri të dy skuadrat arritën të tregonin një nivel të kënaqshëm futbolli. Fillim perfekt për 11-shen e drejtuar nga Jurgen Klopp, pasi gjeti golin pas vetëm dy minutash lojë. Saktësisht pas 1 minute e 48 sekondash, duke bërë që Mohamed Salah të realizonte golin e dytë më të shpejtë në një finale të këtij kompeticioni (vendin e parë e mban Paolo Maldini që ka shënuar pas 50 sekondash lojë në finalen e vitit 2005, pikërisht kundër Liverpool).

Egjiptiani realizoi me gjakftohtësi nga pika e bardhë pasi Moussa Sissoko preku topin me dorë brenda zonës së Spurs pas vetëm 22 sekondash lojë dhe gjyqtari Skomina vendosi pasi u këshillua edhe nga sistemi VAR.

Tottenham u përgjigj me një seri aksionesh të shpejta dhe të mira, por asnjëherë nuk arriti të vendoste nën presion portierin kundërshtar Alisson. Trajneri Mauricio Pochettino kishte vendosur ta niste me Harry Kane titullar – edhe pse ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi – dhe me vetëm 11 prekje topi në 45 minutat e para, kapiteni ishte një fantazmë në fushë.

Përveç golit, edhe Reds-at nuk treguan shumë saktësi në sulm, për t’u veçuar një goditje nga distanca e Andy Robertson, e grushtuar nga Lloris.

Në minutat e para të pjesës së dytë Tottenham rriti ritmin duke provuar disa herë t’i afrohej portës së Becker, por ishte Liverpool që pati një rast të mirë me Mane, i bllokuar vetëm në momentet e fundit nga Lloris.

Brenda pak minutash nga fillimi i pjesës së dytë Klopp bëri dy zëvnedësime, duke i dhënë një shans Divok Origi-t, heroit të kualifikimit kundër Barcelona-s, i cili u fut në vend të Firmino-s jashtë forme, ndërsa James Milner i zuri vendin heroit tjetër të gjysmëfinales, Ëijnaldum. Edhe Pocchettino nuk vonoi të fuste në fushë heroin e tij, Lucas Moura, me shpresën se do të përsëriste mrekullinë që bëri kundër Ajax në gjysmëfinale.

Braziliani rrit ritmin e të tijve, por përsëri londinezët shpërdorojnë mundësitë e mira që i jepen, ndërsa rrezikojnë shumë në mbrojtje, kuy lënë hapësira që Liverpool mund t’i shfrytëzonte për t’i dhënë goditjen finale. Megjithatë, ishte Moura i cili pati edhe rastin më të mirë për të barazuar rezultatin, por gjuajtja e tij nga brenda zonës u prit me vështirësi nga Lloris.

Pesë minuta nga fundi, Tottenham pati edhe një mundësi të artë për të barazuar, kur goditja e fortë e Erikssen u largua nga Becker, ndërsa Liverpool dukej i pafuqishëm për të shqetësuar më kundërshtarët në pjesën sulmuese. Por shpresat e londinezëve për mrekullinë u shuan kur në të 87’ Divok Origi realizoi golin e dytë me një gjuajtje të fortë diagonale, pas një rrëmuje në zonën e Tottenham. Në minutat e mbetura, londinezët u përpoqën të shënonin të paktën një gol ngushëllimi, por Becker ia mohoi këtë mundësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...