Kaçe: Nëse japim maksimumin, mund të fitojmë ndaj Islandës

E mërkurë, 05 June 2019 12:46

Mesfushori i kombëtares, Ergys Kaçe ishte në konferencë për shtyp, ku foli për dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, ndaj Islandës dhe Moldavisë. Ai u shpreh i gatshëm për të dhënë kontributin e tij, në rast se Reja do t’i japë minuta.

“E dimë që Islanda është ekip i fortë dhe ka lojtarë të mirë. Edhe ne po ashtu. Po të japim maksimumin, besoj se do të fitojmë. Sigurisht edhe po të luajmë si skuadër. Reja? Sa herë vjen një trajner i ri, lojtarët japin maksimumin se duan të luajnë. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati për ndeshjen. Për tre ditë do jemi edhe më gati.

Skema 3-5-2? Me klubet tona i kemi provuar të gjitha skemat, ndaj nuk do të jetë një problem. Nuk e di a do luaj titullar, po më aktivizoi trajneri, atëherë do jap më të mirën që të marrim tre pikët me Islandën”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...