Kupa e Amerikës/Argjentine - Columbi 0-2
Skuadra e Argjentinës nuk e ka nisur aspak mirë rrugëtimin e saj në Kupën e Amerikës.
E udhëhequr nga Lionel Messi në fushën e blertë dhe Lionel Scaloni në bankë, Argjentina nuk arriti të merrte rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni.
Argjentina dominoi takimin, mirëpo në dy raste të krijuara në pjesën e dytë, Kolumbia tundi dy herë rrjetën për të marrë tri pikë të vlefshme për grupin B.
Fillimisht ishte minuta e 71’ kur Roger Martinez arriti të zhbllokonte rezultatin, për t’i dhënë epërsinë kolumbianëve.
Katër minuta para fundit të takimit, Duvan Zapata mbyti shpresat e Argjentinës për rezultat pozitiv, duke shënuar edhe golin e dytë për Kolumbinë.
Argjentina kështu e nis me humbje këtë kampanjë, por me shpresën se do të rikthehen tek rezultatet pozitive në ndeshjet e ardhshme.