Tabloja europiane për ekipet shqiptar merr formë të plotë. Pas shortit të së martës, ku Partizani, Kukësi, Teuta dhe Laçi njohën rivalët e tyre në aventurën europiane, këtë të merkurë ekipet shqiptarë janë njohur dhe me kundërshtarët e ardhshëm në rast kualifikimi. Karabaku në letër ishte kundërshtari më i fortë i mundshëm për Partizanit, një skuadër me një super buxhet, e cila prej kohësh luan në nivele shumë të larta në Europë.
Nëse arrijnë të kalojnë këtë pengesë të madhe por jo të pamundur, Partizanit do të përballet me fituesin e çiftit Dundalk-Riga, dy kundërshtarë më të lehtë.
Nëse të kuqtë dështojnë në turin e parë në Champions League, atëherë do të luajnë në turin e dytë në Europa League ku do të përballen me fituesin e citit, Sherif Tiraspol-Saburtalo, një skuadër e panjohur gjeorgjiane.
Të pa fat janë nën kampionët e vendit, Kukësi. Nëse verilindorët arrijnë të kalojnë Debreçenin, në raundin e dytë do të përballen me Romën, një sfidë dhe një kundështar thuajse e pamundur për tu kaluar për ekipin e Ernest Gjokës.
Kundërshtar i frikshëm edhe për Teutën. Skuadra bregdetare do të ndeshet me fituesin e çiftit Gzira (Armeni) – Hajduk Split (Kroaci). Më me fat në këtë short ka qenë Laçi. Në rast kualifikimi ndaj Hapoel Ber Shevës, kurbinasit do të ndeshen me fituesen e çiftit, Shiroki Brijeg – Kairat Almati.
(BalkanWeb)