Wayne Rooney vazhdon të prodhojë momente magjike në kampionatin amerikan MLS. Ish-sulmuesi i Manchester United ka shënuar një ndër golat më të bukur në karrierë.
DC United u përballë me Orlando Cityn të mërkurën mbrëma dhe u deshën vetëm 10 minuta që ndeshja të zhbllokohej.
33-vjeçari realizoi pas një goditje nga gjysma e fushës, duke shfrytëzuar edhe daljen e portierit Brian Rowe nga zona e tij.
Goli i jashtëzakonshëm i Rooneyt i dha fitoren ekipit vendas, me ndeshjen që u mbyll me rezultat minimal 1-0.