Ardjan Takaj është i vendosur të vazhdojë në krye të Skënderbeut.
Në një reagim për ‘Panorama Sport’, presidenti i klubit korçar tha se vendimi i CAS-it ka shokuar të gjithë.
Takaj nënvizoi se nuk do të braktiste klubin korçar por tashmë çështjen do ta çojë në Gjykatën Federale të Zvicrës.
“Jam i shokuar, jo vetëm unë si president, por studio ligjore dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë çështje. Unë Skënderbeun nuk e braktis, do vazhdoj luftën. Do e çojmë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe aty do të marrim drejtësi. Kjo çështje ka kaluar të gjitha limitet, edhe avokatët që na përfaqësojnë e kanë tashmë personale, pasi janë befasuar nga vendimi i padrejtë”, – ka thënë Takaj.
Kujtojmë që ditën e sotme ditën e sotme CAS, ka lënë në fuqi dënimin e UEFA-s ndaj Skënderbeut, e cila u përjashtua 10 vite nga kopmpeticionot evropiane dhe u ndëshkua me gjobë 1 milion euro.