Tashmë është zyrtare, Anxhelo Ndreca do të jetë pjesë e Lacios në sezonin e ardhshme. Ka qenë klubi kryeqytetas që nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar transferimin e 17-vjeçarit shqiptar, i cili spikati me moshat e Kievos, ndërkohë që edicionin që shkoi debutoi në Serinë A, duke u bërë lojtari më i ri në moshë që u aktivizua në sezonin 2018-2019.
Përveç talentit shqiptar, Lacio bleu nga Kievo edhe kartonin e futbollistit tjetër Sofian Kijine. Një goditje dyshe në merkato për klubi kryeqytetas.