Ndryshimet e mëdha gjatë kësaj merkato vere ka ndikuar negativisht te Tirana.
Kryeqytetasit kanë zhvilluar pasditen e sotme miqësoren e parë gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, duke e barazuar me shifrat 2-2. Bardheblutë provuan çdo lojtarë të gatshëm, por nuk shkuan më shumë se barazimi ndaj Revonës.
Gentian Muca me 11-metërsh dhe një autogol pas krosimit të Hoxhallarit vulosën rezultatin final. Ndërkohë, maqedonasit iu përgjigjen me Ilirid Ademi dhe Fisnik Zukën.
Pas këtij takimi, Renova rikthehet në Tetovë, ndërsa Tirana sapo e ka nisur "zborin" në Ohër, ku pritet të zhvillojë edhe 3 takime të tjera miqësore.