Eliminimi nga Europa League, po shoqërohet me ndryshime të rëndësishme në ekipin e Kukësit. Fillimisht u largua trajneri Ernest Gjoka, largim që i hapi rrugë largimeve të tjera të disa prej lojtarëve bazë.
Kështu, sot Kukësi zyrtarizoi sot mbylljen e bashkëpunimit me Arbër Çyrbja.
Mesfushori ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Kukësin.
25-vjeçari, i cili iu bashka skuadrës së Kukësit sezonin e kaluar, është aktivizuar në 49 ndeshje në gjitha kompeticionet.
Pas marrëveshjes Kukësi falënderon Arbër Çyrbjen për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë!