Akuzat për përdhunim, gjykata vendos për Ronaldon

Tuesday, 23 July 2019 08:47

Drejtësia amerikane ka vendosur, për mungesë provash, që të mos e ndjekë për përdhunim futbollistin portugez, Cristiano Ronaldo, njoftoi sot prokurori i ngarkuar me këtë dosje.

Një amerikane kishte akuzuar fituesin e pesë Topave të Arte se e kishte përdhunuar në vitin 2009 në një dhomë hoteli në Las Vegas.

“Duke u bazuar në informacionet në dispozicion, këto akuza nuk shkojnë më tej se sa një dyshim i arsyeshëm”, sipas një komunikate të prokurorit të rrethit Klark, në Nevada.