Lionel Messi është pezulluar nga futbolli ndërkombëtar për 3 muaj pasi deklaroi se Kupa e Amerikës ishte “e korruptuar”.
Kapiteni i Argjentinës u përjashtua nga loja e Kilit pas zënkës futbollistin Gary Medelin, dhe të dy morën karton të kuq. Pasi doli jashtë, Messi tha se “kupa do ti jepej Brazilit”.
Për këto deklarata, Messi u gjobit me 50 mijë euro nga Conmebol, organi qeverisës i futbollit në Amerikën Jugore. Futbollisti ka vetëm 7 ditë kohë për të apeluar vendimin e Conmebol për pezullimin e tij.
Kjo do të thotë që Messi do të humbasë ndjeshjet miqësore të Argjentinës kundër Kilit, Meksikës dhe Gjermanisë në shtator dhe tetor.
Ndeshja kualifikuese e Argjentinës për Kupën e Botës 2022 fillon në Mars 2020.