Balotelli, Ribery, merkatoja e Juves dhe Interit; De Biasi “skanon” Serie A

E Enjte, 22 August 2019 19:34

Gianni De Biasi e ka treguar veten të jetë një nga teknikët më të mirë italianë sonë, duke arritur të përmbushë ëndrra të pabesueshme si me Modena në fillim të viteve 2000 dhe me kombëtaren shqiptare, me kualifikimin historik në “Euro 2016”. Ish-trajneri ynë kuqezi foli për “Derbyderbyderby.it”, ku u përqendrua në mënyrë të veçantë te ndeshja e “Europa League”, që e vendos Torino, ish-skuadrën e tij, përballë anglezëve të Wolverhampton.

Torino-Wolverhampton – “Torino i kaloi lehtësisht dy raundet e mëparshme të “Europa League”, tani e sheh veten kundër një kundërshtari të ashpër, Wolverhampton, i cili ka treguar edhe në Premier League, kundër Manchester United, se nuk heq dorë kurrë. Britanikët, gjithashtu, mund të mbështeten në një teknikë të veçantë, duke pasur parasysh se loja e tyre nuk është vetëm me intensitet, por edhe me cilësi”.

Asnjëri favorit – “Në këtë përballje nuk ka favoritë, por Torino ka potencialin për ta kaluar turin. Mazzarri do ta ketë përgatitur sfidën në mënyrën më të mirë, veçanërisht në mënyrë që të shmanget pësimi i golit në shtëpi. Në garat europiane i kam parë shumë mirë Ansaldi dhe Belotti. Kjo është prova e vërtetë e zjarrit”.

Zaza – “Sezonin e kaluar prisja shumë më tepër nga ai. Simone është potencialisht një lojtar shumë i fortë, di diçka për këtë, sepse me Valencian shënoi një gol kundër Alaves-it tim. Tani ka edhe një vit përvojë në Torino dhe kjo mund të bëjë ndryshimin”.

Balotelli – “Tani nuk mund të flasim më për një djalosh, pasi i ka mbushur 29 vjeç. Ai ka një mundësi të shkëlqyer në Brescia, ku do të duhet të provojë vlerat reale. Personalisht do të doja ta shihja atë të gëzohej, të buzëqeshur, çka do të thotë se akoma ndien gëzim duke luajtur futboll”.

Ribery – “Është një goditje e madhe për të gjithë futbollin italian. Sigurisht, nuk do të vijë në Itali për të shijuar vitet e fundit të karrierës, por për të treguar përsëri vlerat e tij të mëdha”.

Merkatoja – “Puna e bërë nga Juventusi në merkato ka qenë e shkëlqyeshme, me ardhjen e shumë lojtarëve absolutisht me vlera. Duhet të kuptojmë përputhshmërinë midis skuadrës dhe trajnerit të ri Sarri, të cilit i dëshiroj një rikuperim të shpejtë. Interi është padyshim një skuadër, që më bëri përshtypje me blerjen e Lukakut dhe atë të mundshmen, Sanchez. Gjithashtu, në mesfushën zikaltër kanë ardhur dy futbollistë shumë interesantë italianë, si Sensi dhe Barella, pa llogaritur praninë e trajnerit Conte, i cili do të jetë një faktor përcaktues”.

Modifikuar më E Enjte, 22 August 2019 19:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...