Mauro Ikardi është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato, për shkak të problemeve që ka me drejtuesit e Interit.
Ditën e djeshme sulmuesi argjentinas ishte në ditëlindjen e bashkëkombësit të tij, Lautaro Martinez. Menjëherë pas përfundimit të festës, aty ishin mbledhur gazetarët të cilët nuk nguruan ta pyesin për të ardhmen e tij. Pyetjes nëse po fillon një aventurë të re, sulmuesi iu përgjigj me një “Po” të prerë. Kjo u përsërit edhe nga Vanda Nara e cila u shpreh: “Ai tha po”.
Nuk dihet nëse kjo ishte në formë e një ironie, apo diçka po ndodh për të ardhmen e lojtarit. Prej kohësh qarkullon lajmi se për 26-vjeçarin interesohet Napoli, por dëshira e lojtarit është të kalojë te Juventusi./ Panorama Sport