Georgina Rodriguez është një në marrëdhënie me yllin më të madh të futbollist Christiano Ronaldo. Dhe modelja ka pranuar se nuk është e lehtë të lidhesh me një person të famshëm.
25-vjeçarja rrëfeu se ishte me dashuri me shikim të parë. “Të jesh partnerja e një personi kaq të famshëm nuk është e lehtë por nuk do e ndryshoja me asgjë në botë,”-tha Georgina për The Sun on Sunday.
Zeshkania u shpreh se lidhja emocionale mes tyre është e rëndësishme për të mbajtur romancën gjallë. “Ajo që ndjej për Ronaldon është më e fortë se gjithçka, se çdo lloj presioni. Së bashku jemi të fortë dhe kemi admirim të ndërsjellët për njëri-tjetrin,”-shtoi modelja.
Ndërsa tregoi se fle gjumë me të brendshme. “Unë gjithmonë fle në të brendshme dhe preferoj të brendshme femrash seksi,”-shpjegoi 25-vjeçarja.
Ajo shtoi se fjetja me të brendshme seksi është e rehatshme dhe romantike. Sipas saj kjo i bën burrat të lumtur.