Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se mënyra se si skuadra e tij përgatitet në fazën e mbrojtjes gjatë seancave stërvitore mund t’i habisë njerëzit.
Liverpooli, pa portierin e parë Alisson që nga ndeshja e parë e sezonit të ri të Premierligës, nuk kanë arritur ende ta mbajnë portën e paprekur, pas një sezoni mbresëlënës në fazën e mbrojtjes sezonin e kaluar, transmeton Gazeta Express.
Kloppi ka qenë duke i stërvitur të gjithë lojtarët e tij, jo vetëm mbrojtësit, për të qenë më të mirë në aspektin defansiv gjatë ndeshjeve të tjera, pasi skuadra mori gol kundër Arsenalit afër fundit të ndeshjes.
“Njerëzit folën për mbrojtjen tonë. Ne punojmë në repartin e mbrojtjes, por në mënyrën se si mendojnë njerëzit”, tha ai.
“Nuk ka të bëjë vetëm me vijën e mbrojtjes; është diçka e përbashkët. Mbrojtja në Premierligë nuk funksionon nëse ti flet me disa individë dhe u thua: “Ne duhet ta bëjmë këtë gjë dhe këtë gjë ndryshe”, ka thënë Klopp.
“Ne punuam shumë për këtë gjë, siç bëjmë gjithmonë, por këtë javë patëm më shumë kohë. Sa i përket fazës së mbrojtjes, pa dyshim që ishim në formën më të mirë, pasi që Arsenali e ka sulmin shumë të rrezikshëm”.
Liverpoolit, që është në krye të tabelës së Premierligë me tri fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, do t’i kthehen futbollit të shtunën, kur do të përballet me Burnleyn.