Borussia Dortmund ka zhgënjyer në javën e tretë të Budesligës ku ka humbur në Berlin kunëdr skuadrës që sivjet u promovua në Bundesliga, Union Berlin.
Skuadra e Lucas Favre ka humbur në Berlin sonte me rezultat 3-1, në një ndeshje që vendasit kanë treguar karakter të fortë dhe kanë arritur të tri pikët e para në Bundesligë këtë sezon.
Union Berlin u treguan të rrezikshëm që në fillim të këtij takimi kurse goli i parë erdhi në minutën e 22-të nga Mauras Bulter, por Dortmund arrin të barazojë shpejt me Alcacer në minutën e 25-të.
Pjesa e parë përfundon e barabartë por në pjesën e dytë kemi një Union Berlin tjetër. Që Union Berlin nuk dëshironte që të dorëzohej kjo u pa në minutën e 50 ku Bulter shënon edhe golin e dytë të tij personal në këtë ndeshje.
Borussia Dortmund ishte në momente të mira dhe bënte presion por goli që tronditi Dortmundin ishte ai i minutës së 75-të të ndeshjes me anë të Sebastian Andersson.
Ndeshja u shty për 7 minuta megjithatë Dortmund nuk ishte në gjendje që të bënte ndryshimin me këtë takim.
Pas kësaj humbje Dortmund është në vendin e 5-të me gjashtë pikë, kurse pas xhiros së tretë Bundesligës i prin Leipzig me nëntë pikë.