Kosova, plot 14 ndeshje radhazi pa humbje, luan sot përballë Anglisë, gjigantit të futbollit kontinental, në misionin historik për të marshuar drejt ëndrrës së kualifikimit në Euro 2020.
Nga ana tjetër trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, para këtij takimi, që fillon në ora 20:45, bëri tre ndryshime krahasuar me një ndeshje më parë kundër Bullgarisë. Jadon Sancho zë vendin e Marcus Rashford, Trent Alexander-Arnold zëvendëson Kieran Trippier, ndërsa Danny Rose futet në vend të Ben Chilëell. James Maddison e Tyrone Mings janë në stol, në pritje të debutimit.
Nga ana tjetër trajneri i Kosovës, Bernard Challande, e konsideroi ekipin më të mirë në botë Anglinë, por shpalosi se të besuarit e tij zbresin në fushë për më të mirën e mundshme. Kombëtarja dardane nuk do të mundë të llogarisë në të lënduarit Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli.
Trajneri Bernard Challandes ka bërë ndryshime në formacionin me të cilin luajti kundër Republikës së Çekisë, duke e futur nga fillimi Florent Muslijan në vend të Edon Zhegrovës dhe Valon Berishën para Rashanit.
Kosova vjen pas fitores 2-0 kundër Çekisë, në këtë përballje historike. Para këtij takimi, Anglia ka 9 pikë dhe Koosva 8 pikë.
Formacionet zyrtare:
Anglia: Pickford, Alexander-Arnold, Keane, Maguire, Chilëell, Rice, Henderson, Barkley, Sterling, Kane, Sancho.
Kosova: Muric, Hadergjonaj, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Voca, Halimi, Muslija, Celina, Berisha, Muriqi