Kastriot Dermaku dhe Elseid Hysaj kanë shpërblyer me gol besimin që i dha trajneri italian Edy Reja në këtë ndeshje. Dermaku zuri vendin e Mavrajt ndërsa Hysaj mori shiritin e kapitenit. Por islandezët kanë barazuar dy herë me Sigurdsson dhe Sigthorsson. Rezultati në Elbasan vijon të jetë 2-2.