Napoli do të presë këtë fundjavë Sampdorian në ndeshjen e tretë të kampioantit, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti ka bërë edhe listën sa i përket futbollistëve të grumbulluar dhe aty mungon Elseid Hysaj, që sipas motivacionit të klubit ka probleme fizike pas ndeshjes së luajtur mes Shqipërisë dhe Islandës.
Hysaj shënoi golin e parë me kombëtaren dhe bëri super ndeshje por pikërisht për shkak të një dëmtimi la fushën e blertë në pjesën e dytë.