Reali ofroi t’i blinte shtëpi kur ishte 9 vjeç, njihuni me talentin e Barçës që po shkruan historinë

Tuesday, 17 September 2019 08:50

Shpërthimi i Ansu Fati! Ai është befasuar kur klubi i kërkoi të stërvitej me ekipin e parë dhe që prej debutimit ka shënuar dy gola. Një luftë e trefishtë u zhvillua për të kur ishte vetëm 9 vjeç, tani 16-vjeçari ka globin në pëllëmbë të dorës, një kontratë deri më 2022 dhe një klauzolë 100 milionë euro.

Babai i tij Bori ka luajtur futboll përpara se të shkonte në Spanjë në vitin 2001 nga Republika e Guinea-Bissau dhe u stacionua në një fshat të vogël që quhet Herrera, pranë Sevillla-s.

I biri i tij Ansu, dhe vëllai i madh i tij Braima, iu bashkuan babait përpara se Ansu të bëhej shtatë vjeç.

“Nuk e  dija se kishte talent,” shprehet Bori për të birin e tij. “Ai më kërkonte përditë ta çoja të luante futboll. Në fund më erdhi në majë të hundës dhe e mora me vete te fushat e fshatit dhe i thashë që kur të lodhet të kthehet në shtëpi.

Unë duhet të shkoja në punë, por atë natë më erdhën njerëz në shtëpi duke më kërkuar që të shkoja nesër te fushat për të parë birin time duke luajtur futboll, ata ishin të mahnitur.

Kur shkova ditën tjetër i ishte duke dribluar të gjithë, dhe ishte vetëm ai kundër të gjithëve.”

Shumë shpejt, drejtori i Sevilla-s shkoi te shtëpia e tyre për t’i kërkuar që djali të shkonte së bashku me vëllanë e tij të madh te klubi i famshëm spanjoll.

Sevilla është shumë e aftë të mbajë talentet e saj, por me Atsu ishte e pamundur. Barcelona dhe Real Madridi donin djaloshin dhe madje shkonin shpesh në fshatin me 5,000 banorë për të folur me të atin.

“Real Madridi më ofroi para dhe një shtëpi në Madrid,” shprehet Bori për La Cope. Megjithatë, Reali kishte një kusht që nuk mund ta plotësonte, ai ishte se qendra stërvitore Valdebebas nuk kishte një tip konvikti ku lojtarët mund të flinin.

Edhe Albert Puig, koordinatori i atëhershëm i akademisë së Barçës shkonte shpesh në fshat dhe ishte në gjendje të ofronte atë që Reali nuk mund ta ofronte megjithëse Los Blancos kishin një propozim më të majmë ekonomik.

Sevilla nuk e mori mirë kalimin e Ansu te katalanasit. Në moshën 10-vjeçare ai shkoi në La Masia. Ai shkëlqeu te moshat e Barcelonës duke formuar një dyshe të frikshme me Take Kubo, i cili tani është marrë nga Real Madridi. Një vit ai shënoi 56 gola, ndërsa Take 73.

Këtë javë, ai mund të bëhet lojtari më i ri që shënon në Champions League nëse do të luajë ndaj Dortmundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...