Humbja në derbin e Londrës pritet t'i kushtoj shtrejtë trajnerit të Chelsea, Antonio Conte, që menjëherë pas takimit me Tottenham ka deklaruar se nuk e di nëse sezonin e ardhshëm do të jetë në pankinën e "bluve".
"Nuk dua të krijoj probleme, por nëse jemi në këtë pozitë, ne jemi aty se e meritojmë. Ju duhet të pyesni klubin, jo mua për të ardhmen time. E përsëris: detyra ime është të punoj dhe e di që punoj 24 orë në ditë për Chelsea. Angazhimi i lojtarëve është i lartë, pavarësisht se nuk jemi në pozita komode. Duhet të jemi pak të shqetësuar për këtë.
"Në ditët e ardhshme shpresoj që të ulen në një tavolinë me drejtuesit dhe të shohim se çfarë do të ndodh. Pas dy vitesh së bashku, klubi ka lëvizur në gjithçka: jo vetëm në futboll, por edhe në aspektin e objektivave. Sezonin e ardhshëm do të kemi një stadium të ri dhe kjo mund të jetë fantastike. Do t'i ndaj idetë e mia me klubin dhe do të shoh se si mund të përmirësohet. "-deklaroj Conte.
Momentalisht Chelsea ndodhet në vendin e 5-të, tetë pikë pas Tottenham-it që është në zonën Champions League.