Një gafë e bërë gjatë prezantimit të afrimit të kësaj verë, Henrik Mikitarjan, mund t’i sjellë probleme drejtorit sportiv të Romës, Xhianluka Petraki.
Në 10 shtator kur prezantoi sulmuesin armen, Petraki, gjatë prezantimit foli edhe për sulmuesin e verdhekuqve, Edin Xheko, i cili ishte shumë afër kalimit te Interi në verë.
“Kur u takova me zikaltërit për herë të parë ne maj, vendosa çmimin për sulmuesin boshnjak dhe asnjëherë nuk u ofrua i çmim.”, u shpreh Petraki.
Megjithatë kjo pritet t’i sjellë probleme, pasi deri në 25 qershor Petraki ishte nën kontratë me Torino, ku më pas u largua dhe u bashkua me Romën.
Për këtë Federata Italiane e Futbollit ka nisur një hetim, pasi dyshohet të ketë punuar për verdhekuqtë ndërkohë që ishte nën kontratë me Torinon. Në rast se Petraki shpallet fajtor për këtë nga federata, atëherë rrezikon një skualifikim prej një viti nga aktivitetet futbollistike.
PANORAMASPORT.AL