“Topi i Artë”, zyrtarizohen 30 kandidatët, ja si zgjidhet fituesi!
Tuesday, 22 October 2019 11:06
Cili do të jetë pasardhësi i kroatit Luka Modriç? Mbrëmjen e sotme, “France Football”, revista sportive franceze që ka krijuar trofeun e madh individual, ka bërë të ditur emrat e 30 lojtarëve që do të vihen në ndjekje të “Topit të Artë” për vitin 2019. Mes favoritëve padyshim që gjendet Lionel Mesi, fitues i çmimit FIFA Best, i cili shpreson të fitojë trofeun e gjashtë në karrierë. Mes rivalëve që shpresojnë të mposhtin “Pleshtin” janë Vixhil Van Dajk, mbrojtësi qëndror i Liverpulit, kampion i Europës, dhe Kristiano Ronaldo. Më 2 dhjetor në Paris do të jetë dhe ceremonia e madhe e dorëzimit të trofeut. Lista me 30 emrat e përzgjedhur është bërë nga një juri prej 180 gazetarësh dhe nga vetëm një përfaqësues për çdo shtet dhe çdokush prej tyre ka për detyrë të votojë 5 lojtarë duke filluar nga 6 pikë, 4, 3, 2, dhe një pikë për futbollistin e fundit. Në rast se ka barazi pikësh mes dy apo më shumë lojtarëve, në konsideratë merret ai që ka grumbulluar më shumë vende të para, dhe kështu me radhë nëse dhe vendet e para janë në barazim, atëherë shikohen votat si vend i dytë. Nëse çdo gjë do të jetë në barazim, atëherë do të bëhet një balotazh mes lojtarëve të vendit të parë. Kriteret Kriteret për përcaktimin e çmimit janë përshkruar në artikullin numër 10 të rregullores përkatëse. – përveç paraqitjeve personale, merret në konsideratë dhe paraqitja e ekipit. – vlera e lojtarit (talent dhe fair play) – karriera – personaliteti, karizma. Rekordet Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo kryesojnë me nga 5 trofe secili dhe kanë fituar numrin më të madh të çmimeve. CR7 është fituesi më i ri i “Topit të Artë” në moshën 21 vjeç e 3 muaj. Stenlej Methjus është lojtari më i vjetër i vlerësuar me “Topin e Artë” në moshën 41 vjeç e 11 muaj. Mesi mban rekordin për numrin e trofeve të fituar radhazi, katër të tillë, në edicionet 2009-2012.
***
“Topi i Artë 2019”, njihuni me të përjashtuarit e mëdhenj dhe rastin unik të Modric
“Topi i Artë 2019” njohu të hënën 30 finalistët e parë dhe favoritët, por ajo që të bën përshtypje në listën e bërë publike nga “France Football” janë disa të përjashtuar të mëdhenj. Rasti më i çuditshëm, një rast unik në historinë e “Topit të Artë” është ai i Luka Modric.
Për herë të parë fituesi i edicionit të fundit nuk bën pjesë në listën me 30-të finalistët. Viti i errët që kaloi Reali Madrid është reflektuar qartë në këtë klasifikim, mbi të gjithë viti personal i Luka Modric.
Në 30 finalistët e parë mungojnë edhe disa emra shumë të mëdhenj të futbollit botëror, si Sergio Ramos, Bale, Cavani, Suarez, e Godin por mbi të gjitha mungon Neymar dhe Pogba.
Sulmuesi brazilian mbylli një sezon shume negativ me PSG, ku mes dëmtimeve dhe problemeve private për të u dëgjua pak.
Po paguan sezonin negativ me Man.United edhe Pol Pogba, mbase kjo është një arsye e fortë pse mesfushori francez kërkon të largohet me çdo kusht. Për të dytin vit radhazi nuk gjejmë asnjë italian në listën me 30-të finalistët për çmimin më të rëndësishëm në rang individual.
“Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...
Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët.
SPAK pse nuk...
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.
Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...