Grupimet ultras janë bërë bashkë për çmimin e kripur të biletave e jo vetëm.
Në “San Siro” për shembull, një biletë në sektorin më të keq të stadiumit ka kushtuar deri në 70 euro si çmim zyrtar e shumë herë më shumë në tregun e zi.
Shifra këto që i kanë çuar tribunat pas porte në Serinë A dhe Serinë B të ngrenë zërin ne mënyrë të unifikuar kundër fenomenit. Në shumë stadiume janë shfaqur parullat “çmime popullore për stadiume më të populluara”, me ultrasit që shpresojnë se kjo tendencë do të ndryshojë.