Java e 10-të në Bundesligën gjermane mund të konsiderohet edhe ajo si e surprizave.
Bayern Munich ka pësuar humbjen e dytë në këtë sezon, teksa është dorëzuar pa kushte përballë Eintracht Frankfurt. Dalja me karton të kuq të Boateng pas 9 minutash lojë i dha forcë Eintracht, që fitoi me shifrat e thella 5-1.
Kostic dhe Sow "tronditen" Bayern, e cila u përpoq të reagojë me sulmuesin e saj më në formë, Robert Lewandowski. Polaku shënoi golin e tij të 14 në 10 javët e para të Bundesliga, por vetëm kaq. Abraham thelloi rezultatin në 3-1, përpara se Hinteregger dhe Paciencia të mbyllnin llogaritë.
Fitore komode arriti Borussia Monchengladbach, e cila mposhti 2-1 në transfertë Bayer Leverkusen. Bardhezinjtë morën maksimumin ndaj "Aspirinave", që ndikojnë mirë në organizëm, duke i dërguar në krye të klasifikimit me 22 pikë.
Rezultati më i thellë u regjistrua në Leipzig. Vendasit shkatërruan me shifrat 8-0 Mainz, duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë me 18 pikë. Një pozicion më larg ndodhet Borussia Dortmund, që nga ana e saj mposhti 3-0 Wolfsburg.