Juventusi ka kaluar në avantazh që në minutën e 3’ të takimit ndaj Lokomotivës pas gafës qesharake të portierit Guilherme. Pas goditjes së Ronaldo-s, gardiani i klubit rus nuk ka arritur të kapi topin që i ka kaluar përmes këmbëve dhe ishte Ramsey ai që ka shtyrë topin në rrjetë.
																					
								
 
 
						
																									
																									





