uciano Spalletti ishte në qendër të vëmendjes muajin e kaluar, pasi u përfol si zëvendësuesi I Marco Giampaolos te Milani. Marrëveshja nuk u arrit dhe shkaku kryesor ishte Interi, pasi trajneri ka ende një kontratë me zikaltrit dhe këta të fundit, nuk donin të jepnin asnjë qindarkë, nëse Spalletti kalonte te Milani.
Tashmë pista “Milan” ka rënë dhe tekniku italian ka ofertën e radhës në tavolinë, me Fiorentinën që kërkon shërbimet e tij. Humbja ndaj Cagliarit me shifrat 5-2 dhe forma jo e mirë në ndeshjet e fundit e kanë lëkundur stolin e Montellas, i cili mund të pasohet pikërisht nga Luciano Spalletti.