Me Juventusin shkëlqeu sezonin e shkuar, Moise Kean jo vetëm që nuk po tregon cilësitë e tij më të mira tek Evertoni por ka përfunduar, në telashe.
Sikurse njofton e përditshmja “Liverpool Echo”, sulmuesi i Evertonit u dërgua në tribunë në sfidën me Southamptonit pasi ka mbërritur me shumë vonesë në mbledhjen teknike para ndeshjes. Meqenëse nuk ndodhte për herë të parë, trajneri Marco Silva vendosi të vepronte me dorë të hekurt ndaj sulmuesit italian.
Gjithçka ka ndodhur fundjavën e kaluar nuk është diçka e re, sepse edhe në qershor, në kulmin e Euro U-21, ish-juventini dhe Zaniolo i Romës u përjashtuan në sfidën kundër Belgjikës pasi u paraqitën me vonesë në mbledhjen teknike.