Në një dominim total të Grupit H që nga fillimi i fushatës kualifikuese për në Euro 2020, për Turqinë e Francën ende nuk ka përfunduar asgjë. Në lojë të paktën për skuadrën e Senol Gunes është kreu i grupit, por edhe mundësia për tu komplikuar aq sa në dy ndeshjet e fundit të përfundojnë të tretët. Vendimtare do të jetë ndeshja e të enjtes kundër Islandës, që janë të tretët me 15 pikë, vetëm katër larg dyshes kryesuese. Një fitore e turqve do të thotë që për vendin e parë të shkojë ta luajë me sigurinë e kualifikimit në fushën e Andorras në ndeshjen e fundit, por në rast se ishullorët befasojnë bëhen të rrezikshëm, me skuadrën e Gunes të detyruar të fitojë për të mos u parakaluar në finish.
Kampionët e botës kanë ndeshje të thjeshtë për të siguruar kualifikimin, kur të presin në shtëpi Moldavinë. Pastaj të luajnë gjithë bateritë kundër Shqipërisë për të tentuar vendin e parë. Llogaritë janë në lojë vetëm në këtë këndvështrim, sepse që Shqipëria të mendojë për një tjetër arritje vec rekordit të pikëve duhet një mrekulli.
Kuqezinjtë e Edy Reja me 12 pikë, janë vetëm tre distanca larg Islandës së vendit të tretë. Kështu, një fitore me Andorrën do ta barazonte me pikë me Islandën, gjithnjë nëse skuadra e Hamren del e mundur nga Turqia. Por më pas në ndeshjen e fundit, që islandezët e kanë në transfertë me Moldavinë, që mbyll grupin me vetëm 3 pikë, kuqezinjtë duhet të mposhtin kampionët e botës të Francës në stadiumin e ri, ose duhet të shpresojnë që Moldavia nuk do të bëjë surprizën duke mundur Islandën, që në këtë rast do të ishte në inferioritet golavarazhi edhe të ndeshjes direct. Një skenar i vështirë për tu realizuar, por futbolli edhe për këtë është i bukur…