Pas fjalëve të trajnerit Santos, që të mërkurën foli për gjendjen e Kristiano Ronaldos duke konfirmuar gjendjen e mirë fizike të yllit të Kombëtares së Portugalisë dhe Juventusit, tashmë ka qenë radha e vetë sulmuesit që të vendosë gishtin në plagë dhe të japë një mesazh që duket se vlen më shumë për trajnerin e bardhezinjve, Mauricio Sarrin.
“Po ju them diçka që lidhet me të gjitha faqet e para të gazetave kombëtare: kapiteni nuk ndihet mirë sepse ndihet shumë mirë. Gjendja është gjitnjë pozitive. Tani merruni me lojtarët e tjerë,” ka thënë sulmuesi i Juventusit për gazetën luzitane “Mainsfutebol”.