Ledian Memushaj nuk gjen alibi dhe për RTSH ka folur pas ndeshjes së barazuar me Andorrën. “Nuk ka të bëjë mbrojtja, sulmi, mesfusha,porta. Komplet si skuadër kemi zhvilluar një ndeshje tepër të dobët dhe me këto fjalë mund të përmblidhet nata”.
“Ndërkohë, Memushaj u ngacmua edhe nga gazetari teksa e pyeti në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore jo edhe aq të mirë, pra gripale: “Nuk hyn gripi këtu, fare! Mentaliteti i Shqipërisë vazhdon të jetë njësoj , nuk ka ndryshuar. Pra, që pas golit të shënonim sërish por ne e ulëm fare”.