Trajneri, Edi Reja do të vazhdoj të jetë në krye të Shqipërisë edhe për katër vite të tjera.
74-vjeçarit i përfundoi kontrata pas eliminatoreve të kampionatit europian, por pavarëissht se skuadra nuk arriti kualifikimin ose te pozicionohej ne vendin e tretë, që më tepër vlen për statistikë, ai ka bindur drejtuesit e FSHF-së se është i duhuri për t'i besuar një projekt ambicioz.
Presidenti, Armand Duka i ka ofruar trajnerit Reja një kontratë 4-vjeçare nga e cila ai do të fitoj 25 mijë euro në muaj, në total 1.2 milionë euro. Por në rast se ai arrin objektivat e vendosur sigurisht do të ketë premio.
Sigurisht oferta e paraqitur nga Duka nuk e ka impresionuar shumë trajnerin italian, i cili ka kërkuar diçka më tepër, ndërsa ka kërkuar edhe staf shtesë. Por presidenti ka qenë i prerë duke thënë se këto janë kushtet dhe si duket ai parimisht ai ka rënë dakord.
Në daljet e fundit për mediat, Reja e ka pranuar se do t'i pëlqente të vazhdonte bashkëpunimin me Shqipërinë, pasi tani e njeh më mirë skuadrën. 74-vjeçari e ka drejtuar kombëtaren në 8 ndeshje dhe ka arritur të mbledh 3 fitore, një barazim dhe 4 humbje në kualifikueset e Euro2020.
Duke përjashtur dy humbjet me Francën dhe barazimin me Andorrën 2-2 në "Elbasan Arena", në ndeshjet e tjera kuqezinjtë kanë bërë një performancë pozitive. Por sigurisht ajo që dhemb më shumë është barazimi me Andorrën, një kundërshtar i dobët që Shqipëria nuk duhet ta diskutonte fitoren.
Pas humbjes me francën në inagurimin e stadiumit të ri, presidenti, Duka deklaroi se kjo nuk ishte mbyllja më e mirë që skuadra mund t'i bënte kualifikueseve, megjithatë ai theksoi se Reja është i duhur për të vazhduar projektin e nisur disa muaj më parë.
Gjatë kësaj periudhe italiani ka afruar shumë lojtar të rinj në skuadër dhe po punon për ndryshimin e brezave.