Ligji i Sportit, kontradiktat me qeverinë, futbolli rrezikon bojkotin

Premte, 22 November 2019 20:56

Në krizë financiare dhe të pambështetur nga qeveria. Futbolli po shërben si pararoja e diskutimeve rreth lehtësirave fiskale në ligjin e sportit, aty ku problemet nuk mungojnë. Nga kontradiktat për formulën që do të përdoret, ku nuk janë marrë parasysh propozimet e sponsorëve.

Sipas Edvin Libohovës, zv. president i FSHF-së, “propozimi i Ligës dhe i komunitetit të futbollit, ishte që sponsorizuesit t’i zbritej nga tatim-fitimi pjesën e sponsorizuar deri në 30 përqind. Varianti i cili ka shkuar në Kuvend, i përpiluar nga Ministria e Financave, parashikon që pjesa e sponsorizuar të llogaritet në raportin 1 me 3, si shpenzim i zbritshëm”.

Libohova jep edhe argumentet përse komuniteti i futbollit e kundërshton propozimin e Ministrisë së Financave, si një formë që mbetet e destinuar të mos funksionojë.
Edvin Libohova, zv. president i FSHF-së

“Sepse do të jetë një kërkesë për shpenzime për sa i përket sponsorizuesit. Nëse nuk bëhet ky ndryshim ekipet e Superiores do ta kenë shumë vështirë të mbijetojnë dhe zhvillojnë futboll”.

Problem paraqesin edhe kufizimet e vendosura në ligjin për sponsorizimet, sipas të cilit në sport mund të investojnë vetëm kompanitë e mëdha, ku sponsorizimi është detyrimisht vetëm 3 për qind e fitimit vjetor.

Është vënë një kufizim nga Ministria e Financave, duhet të jetë 100 milion fitimi për të pasur të drejtën për të qenë sponsor, gjë që ka kufizuar numrin e tyre”, deklaron ai për A2.