I shënoi Juventus, i grabisin shtëpinë: Milinkovic-Savic bëhet pre e tre hajdutëve

Tuesday, 10 December 2019 15:28

Ndërsa Milinkovic-Savic festonte në “Olimpico” në të 74’ duke shënuar golin e avantazhit ndaj Juventus, tre hajdutë grabitën vilën e tij në Formello. Të shtunën në mbrëmje, 24-vjeçari serb në sezonin e tij të pestë me fanellën bardhekaltër, nuk ka patur as kohë për të festuar 3-1 ndaj Zonjës së Vjetër. Vetëm disa minuta për të gëzuar në dhomat e zhveshjes me shokët, pasi ka marrë komplimentet e pronarit Lotito dhe një darkë me miqtë, ndërsa gëzimi është transformuar në mënyrë të menjëhershme në befasi dhe zemërim.

Pasi kaloi hyrjen e shtëpisë, mesfushori më i spikatur i Lazios, me një vlerë që kalon 100 milionët, ka gjetur gjithçka të ç’rregullt, sirtarët e trazuar, xhevahirët dhe paratë e zhdukura. Të shtunën në mbrëmje, në fakt, serbi nuk ishte njeriu i vetëm i ëndrrave të mijërave të tifozëve bardhekaltër që festonin në shkallët e “Olimpikos”, por edhe ëndrra e tre banditëve me fytyrë të mbuluar, që përfituan nga angazhimi futbollistik i “togerit”, ndërsa kanë menduar të bëjnë një vizitë të mirë në banesën e tij.

TELEKAMERAT – Nisur nga sistemi i videosigurisë (duket që alarmet kanë qenë të fikura) banda ka hyrë në aksion menjëherë, ndërsa “togeri” shënonte në të 74’ golin e përmbysjes ndaj Juve, duke thyer dritaren e një prej banjove: impianti i alarmit kishte regjistruar instruksionin pikërisht fiks në këtë moment. Në shtëpi nuk ishte askush, hajdutët kishin studiuar me imtësi në ditët e kaluara lëvizjet e kampionit dhe kishin parashikuar që atë mbrëmje vila do të kishte qenë e shkretë. Kanë vënë nën vëzhgim gjithçka, ndërsa kanë kthyer të gjitha përmbys, sidomos në dhomën e gjumit të Milinkoviç-Savic, ku kanë gjetur orë dore të ndryshme, të çmuara: katër model Rolex dhe një të kushtueshme Hubblot për një vlerë totale prej 100 mijë euro. Përpara se të arratiseshin kanë marrë edhe disa vlera të ndryshme parash të gjendura në shtëpi, afërsisht 5 mijë euro. Karabinierët, e thirrur nga mesfushori, dukshëm i mërzituar kur ata kanë mbërritur, kanë sekuestruar menjëherë pamjet e impiantit të videove-mbikqyrëse nga të cilat shihen tre hajdutët që qarkullojnë me gjithë qetësinë në dhomat e vilës, por jo me fytyrë, të mbuluar nga errësira dhe me veshje speciale. Janë pyetur të gjithë personat që frekuentonin shpesh banesën, që nga gratë e shërbimit, kopshtarët deri tek fqinjët e shtëpisë me shpresën që dikush mund të japi informacione të nevojshme për të zbuluar hajdutët, që praktikisht nuk kanë lënë asnjë gjurmë të nevojshme për hetimet, madje shumë më pak gjurmë. Nuk përjashtohet që banditët mund të bëjnë pjesë në një nga bandat e keqbërësve që në dy muajt e fundit kanë lënë shenjë në 12 goditje në të gjithë Romën dhe në sulmet e tyre, në disa shtëpi, me shumë sekuestrime të rrufeshme.

HETIMET – Aventura e shëmtuar nuk është e para për kampionin bardhekaltër. Në shtator 2018, në fakt, në shtëpinë në Rrugën “Cortina D’Ampexo” ndodhi vjedhja e çuditshme e Fiat 500 Abarth, një makinë e regjistruar dhe e blerë në Gjermani, pra ende e pasiguruar për vjedhje në Itali, zhdukur ndërsa mesfushori ishte nisur për një transfertë, duke lënë një mik të ftuar në shtëpinë e tij. Në kthimin e tij nuk e gjeti më mjetin e tij të çmuar, që e kishte lënë të parkuar nën shtëpi. E pashmangshme kryerja e denoncimit për vjedhje, mbi të cilën janë ende në vazhdim hetimet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...