Mesfushori Tarik Çmajçanin aktualisht është pa ekip, pasi prej janarit u largua nga skuadra e Tetuës pas një sezoni e gjysmë, por duket se ka filluar një profesion të ri. Çmajçanin duket se i është futur fushës së ndërtimit, ndërsa ka postuar një foto në rrjetet sociale. Pak minuta më parë 23-vjeçari postoi një fotografi në rrjetin social “Instagram” ku tregon, se po ndihmon në ndërtimin e një shtëpi. Ndoshta kjo është një foto humoristike, por ai duket qartë që ka vendosur doreza pune. Vendodhja e tij është në Gjermani në Frankfurt, ndërsa pas shpinës së tij duket që po ndërtohet një shtëpi e re. Mesfushori serb është ende i ri për ta mbyllur karrierën si futbollist, pasi është vetëm 23-vjeç, por pas dështimit me “Djemtë e Detiti” duket se ka ndryshuar mendje.